Rreth BRIDGE

BRIDGE është një nismë e Universitetit Barleti që ka për qëllim të nxisë, mundësojë dhe të promovojë rëndësinë e kërkimit shkencor për Shqipërinë dhe Rajonin, i cili së bashku me novacionin dhe transferimin e teknologjive vlerësohen si faktorë themelorë për një ekonomi të orientuar nga dijet.

Sistemet e kërkimit dhe novacionit (R&I) janë pjesë e një ekosistemi kompleks që bashkërendon elementë të ndryshëm për të funksionuar në mënyrë optimale. Këta janë: kërkim shkencor që prodhon rezultate me cilësi të lartë, shkëmbime të njohurive midis kërkuesve dhe më përtej, që mundësojnë novacionin shumë dimensional, dhe kornizë ligjore që mbron gjetjet e kërkimit nëpërmjet pronësisë industriale dhe të drejtës së autorit që nxisin më tej novacionin në kërkim.

Misioni

Bridge synon të promovojë në nivelin UniBa-s dhe më gjerë në nivel kombëtar dhe rajonal një kulturë të thellë kërkimi që duke rritur kapacitetin kërkimor zhvillon paradigma, teori dhe metoda të reja.

Vizioni

BRIDGE, si përcjellës i vizionit të Universitetit Barleti, synon të mundësojë, brenda tij dhe në ekosistemin e universiteteve shqiptare, kërkimin shkencor me ndikim në shoqëri, politikë, ekonomi, ambient, teknologji etj, si dhe të rris ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kërkimit në formimin e brezit të ri të studentëve dhe kërkuesve të rinj. Në nivel rajonal Bridge shfrytëzon pozitivisht diversitetin e sistemeve kombëtare të kërkimit dhe novacionit, duke mundësuar bashkëpunimin në projekte kërkimore dhe rritur kështu potencialin e rrjetëzimit të konsorciumeve kërkimore dhe krijuar dhe zhvilluar kapacitete për kërkimin dhe novacionin rajonal.

Qëllimi

BRIDGE duke ndërvepruar me aktorët e ekosistemit shqiptar dhe rajonal synon të sensibilizojë universitetet dhe organizmat kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit mbi rëndësinë e kërkimit dhe novacionit dhe rolin e tij si katalizator i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Gjithashtu ajo synon të krijojë sinergji me strategjitë, axhendat dhe veprimtaritë e sistemeve dhe strukturave të Kërkimit dhe Novacionit të vendeve në rajon për të nxitur zbatimin e praktikave me të mira e të suksesshme ndërkombëtare Evropiane në procesin e gjenerimit të dijeve të reja.
03

DAVID ANDREWS

INSTRUCTOR
instructor02circle

THORSTEN TAILOR

INSTRUCTOR
04-circle

DANA ANDREWS

INSTRUCTOR

IF YOU LIKE WHAT YOU SEE

Subscribe now and receive weekly newsletter with educational materials, new courses, interesting posts, popular books and much more!